Organizata MEK cilës prej fuqive botërore i shërben?
"Krerët e Organizatës Monafekin (MEK) duke shfrytëzuar paratë e sjella nga era dhe duke lobuar në Kongresin dhe në politikën e jashtme të Amerikës dhe duke publikuar lajme të rrejshme për Iranit dhe me veprime të ngjashme, po bëjnë përpjekje që ambiciet e tyre t'i imponojnë për amerikanët si "alternativë" për Republikën Islamike të Iranit.
Moxhteba Husejni, kryeredaktor i "Etemad Online" në një artikull të tij ka analizuar takimin e fundit të Organizatës Monfakein (MEK) në Paris dhe ka shkruar:
"Krerët e Organizatës Monafekin (MEK) duke shfrytëzuar paratë e sjella nga era dhe duke lobuar në Kongresin dhe në politikën e jashtme të Amerikës dhe duke publikuar lajme të rrejshme për Iranit dhe me veprime të ngjashme, po bëjnë përpjekje që ambiciet e tyre t'i imponojnë për amerikanët si "alternativë" për Republikën Islamike të Iranit.
Në këtë kuadër prania e figurave si John Bolton dhe Rudy Giuliani dhe lidhja e vazhdueshme e tyre me MEK, tregon se Shtëpia e Bardhë është përfshirë në një mashtrim të madh, sepse nëse do të ishte diç tjetër përveç kësaj, vendimi i Trump për transferimin e ambasadës amerikane në Bejtul-Mokades nuk do të dënohej nga ana e kësaj organizate dhe me gjuhën e vet Marjam Raxhavi.
Fjalimi i djeshëm i Marjam Raxhavi përveç frazave shumë të rëndësishme, strategjike dhe që duhet të mendohen për publikun e brendshëm, funksionarët dhe popullin në përgjithësi, ai kishte edhe një publik të huaj me emrin Amerikë.
Lidershipi i Republikës Islamike të Iranit pasi vendosi kushte të caktuara për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore për evropianët, edhe dje lideri i Revolucionit Islamik të Iranit vendosi dy kushte themelore për Amerikën: i pari është ky që të kthehen nga rruga e 40 viteve të kaluara që e kanë zgjedhur ndaj popullit të Iranit, sepse nuk do të arrijnë asnjë rezultat; së dytë duke ngritur përsëri Organizatën Terrorist Monafekin (MEK) të heqin dorë nga presioni dhe kërcënimi i liderëve, funksionarëve shtetërorë dhe popullit të Iranit.
Në lidhje me kushtin e parë duhet thënë se nëse amerikanët dëshirojnë të zgjidhin problemet me Iranin, më mirë është që në fazën e parë t'i japin fund deklaratave kërcënuese dhe armiqësore dhe le ta dinë se nuk duhet luajtur me një kartë që është djegur qysh moti sepse veprimet destruktive, spiunazhi, shtylla e pestë dhe veprimet e tjera kësaj organizate terroriste nuk kufizohen vetëm me amerikanët dhe sepse kjo organizatë të njëjtat veprime i bënë edhe për shtetet e tjera si Francën dhe Anglinë. Ajo të cilën duhet ta marrin parasysh amerikanët, është rileximi dhe vëmendja ndaj të kaluarës historike dhe veprimeve të Organizatës Terroriste Monafekin (MEK) ndaj tyre në mënyrë që ndoshta do ta kujtojnë se si ata ishin objektivi numër një i MEK.
- Përgjimi i ambasadës së Amerikës
- Vrasje dhe terrori ndaj ushtarakëve dhe kontraktorëve të tjerë amerikanë
- Shpërthimi i bombave në zyrat e shoqatës së Iranit dhe Amerikës, në zyrën e inteligjencës së Amerikës, në zyrat e kompanive Pepsi-Cola, General Motor, në zyrat e linjës ajrore Pan American, në zyrat e kompanisë naftore Shell
- Sulme kundër ambasadës amerikane para pushtimit të saj nga studentët e linjës së Imam Khomejnit (ra)
- Bashkëpunim me KGB në dosjen e gjeneral Mogharebi
Krerët e organizatës terroriste MEK pas fitores së Revolucionit Islamike dhe ngjarjeve të 4 nëntorit të vitit 1978, duke u grumbulluar përpara ambasadës amerikane, kanë kërkuar praninë ushtarake të vet në këtë vend dhe marrjen në pyetje të personelit të ambasadës së Amerikës që u përball me kundërshtimin e Këshillit të Revolucionit e deri te kërkesat e tjera si ekstradimin e mbretit nga Amerika, ndërprerjen e marrëdhënieve me imperializmin amerikan, ndërprerjen e eksportit të naftës në Amerikë, zbulimin dhe anulimin e të gjitha kontratave politike, ekonomike dhe ushtarake me Amerikën, zbulimin e rrjetit të spiunazhit të CIA-s dhe SAVAK në Iran, domosdoshmërinë për theksimin e qartë të qëndrimeve të Islamit kundër despotizmit dhe kundër imperializmit në Kushtetutë dhe konfiskimi i të gjitha pasurive që i përkasin imperializmit amerikan në Iran. Këto ishin kërkesat e organizatës terroriste MEK në atë kohë. Organizata terroriste MEK edhe atëherë kur u arratis nga Irani në vend që të strehohet në Amerikë, e zgjodhi Francën për ta shndërruar këtë vend në një qendër për komandën e saj kundër Republikës Islamike të Iranit.
Kjo organizatë që nga fillimi, veprimtarinë e ka filluar duke krijuar lidhje me të pandërprera me përfaqësuesit e partive socialiste dhe komuniste evropiane me qëllim që të sigurojë mbështetje politike dhe financiare për ta vazhduar jetën e vet. Qysh në atë kohë, Masud Raxhavi dhe krerët e tjerë të MEK, përsëri nuk hoqën dorë nga qëndrimet e tyre anti-amerikane dhe kanë ofenduar dhe qortuar ashpër ambasadorin e Amerikës Wiliam Sulivan për shkak të deklaratave të tij i cili dënojë atentatin terrorist kundër Ajetullah Dr. Beheshti.
Realiteti i luftës mes Iranit dhe Irakut dhe dështimi i makinerisë së terrorit të organizatës MEK në operacionin "Mersad" u bë shkak që Masud Raxhavi dhe krerët e tjerë të MEK të arrijnë në këtë përfundim se për vazhdimin e jetës politike, ata nuk mund të llogarisin vetëm në francezët dhe italianët, prandaj duhet të heqin dorë nga motot dhe idetë e tyre anti-amerikane.
Kjo ishte arsye që organizata terroriste MEK u zgjua nga gjumi majtist. Konludimi i tyre në luftën e Irakut me Iranin ishte ky që SHBA-të janë të interesuara që në këtë luftë Iraku të dalë fitues, prandaj nuk kanë kursyer asgjë për ta ndihmuar Sadam Husejnin. Në këtë mënyrë ata kanë menduar se bashkimi me Bllokun Perëndimor, mund ta njohë këtë organizatë si zëvendësuese të Republikës Islamike dhe në fund ata të marrin pushtetin në Iran.
Kthimi 180 shkallë i MEK ndodhi në ditën kthjellët dhe para syve të të gjithë miqve dhe armiqve të tyre drejt Amerikës, armikun e vjetër të "Muxhahedinëve", prandaj duhej që Masud Raxhavi të largohet nga skena.
Në këtë mënyrë MEK hapi dyert e saj drejt Amerikës. Brenda kësaj organizate logjika dhe argumentet shumë shpejtë humbën rëndësinë e vet, sepse me logjikën centraliste të tyre të gjitha vendimet merren nga dëshira dhe vullneti i Raxhavi.
Kështu që vlera e re që zëvendësoi të vjetrën ishte në këtë mënyrë: "Ne si një forcë revolucionare kemi përfituar nga kontradikta mes imperializmit dhe Republikës Islamike për të arritur në pushtet!". Çështje komediale e këtij lloj argumentimi është ky që ata të cilët deri pak më parë i thoshin anëtarëve dhe simpatizantëve të MEK se për zhdukjen e imperializmit, së pari duhet zhdukur Republika Islamike, ndërsa më pas pretenduan se për ta zhdukur sistemin shtetëror të Iranit duhet të kërkohet ndiha e Imperializmit!!
Më fund organizata terroriste MEK kthimin e vet drejt perëndimit e manifestoi duke pranuar ekonominë dhe tregtinë e lirë, ndarjen e fesë nga shteti, distancimin nga grupet majtiste dhe heqjen dorë nga motot aventuristë anti-amerikane. Edhe pse amerikanët qysh në fillim nuk e pranuan këtë kthim 180 shkallë të organizatës terroriste MEK derisa më fund të menduarit ekstremist të republikanëve të bazuar në idenë "armiku i armikut tim, është miku im", u bë shkak që ky grup të bëhet një prej organizatave që i ofron shërbime Amerikës.
Natyrisht në të gjithë këtë periudhë kanë ndodhur ngjarje të shumta si dëbimin e kësaj organizate terroriste nga Parisi ose vendosje e emrit të MEK në listën e organizatave terroriste nga ana e Amerikës, mirëpo megjithëkëtë, skenari i cili i ka vendosur SHBA dhe MEK në dy anët e tij, është një lloj aventure.
Krerët e Organizatës Monafekin (MEK) duke shfrytëzuar paratë e sjella nga era dhe duke lobuar në Kongresin dhe në politikën e jashtme të Amerikës dhe duke publikuar lajme të rrejshme për Iranit dhe me veprime të ngjashme, po bëjnë përpjekje që ambiciet e tyre t'i imponojnë për amerikanët si "alternativë" për Republikën Islamike të Iranit.
Prandaj e gjithë përpjekja e MEK dhe rrjetit kryesor drejtues të saj po paraqesin një Islam në përputhje me demokracinë perëndimor vetëm e vetëm për të plotësuar nevojat politike të këtij grupi dhe për t'u arratisur nga e kaluara e dhunshme dhe terroriste e tyre, por që në asnjë mënyrë nuk ka kuptim tjetër. Kështu ajo çfarë duhet të merret parasysh nga autoritetet e Francës është kjo aktualisht janë zbuluar qëllimet e Parisit për të marrë privilegje nga amerikane nëpërmjet organizatës terroriste MEK dhe populli i Iranit e di shumë mirë se kush qëndron prapa kësaj organizate dhe çfarë qëllime ndjek".