Independent: Angazhimet e Evropës ndaj marrëveshjes bërthamore, mesazh për Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79039-independent_angazhimet_e_evropës_ndaj_marrëveshjes_bërthamore_mesazh_për_trump
Eksperti i pavarur i mbrojtjes tha se vizita e presidentit iranian në Evropë përfaqëson angazhimin e palëve të marrëveshjes bërthamore përpos SHBA për këtë marrëveshje, përfshirë edhe  Kombet e Bashkuara dhe Austrinë ku gjendet edhe selia e  Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 03, 2018 10:37 Europe/Tirane
  • Independent: Angazhimet e Evropës ndaj marrëveshjes bërthamore, mesazh për Trump

Eksperti i pavarur i mbrojtjes tha se vizita e presidentit iranian në Evropë përfaqëson angazhimin e palëve të marrëveshjes bërthamore përpos SHBA për këtë marrëveshje, përfshirë edhe  Kombet e Bashkuara dhe Austrinë ku gjendet edhe selia e  Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Kim Sengopta në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, vizitën e Hasan Ruhani në Evropë e përshkroi politikisht shumë të rëndësishme dhe tha se kjo vizitë është një mesazh i fuqishëm i BE për Uashingtonit, sepse nënshkruesit tjerë të marrëveshjes bërthamore edhe më tej janë të gatshëm të zbatojnë marrëveshjen bërthamore. Presidentët e Republikës Islamike të Iranit dhe të Zvicrës ditën e hënë kanë analizuar rrugët e zhvillimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe si dhe çështjen e marrëveshjes bërthamore. Hasan Ruhani dhe Alain Berset, në këtë takim kanë theksuar se të dy vendet janë të angazhuar që të shfrytëzojnë kapacitetet ekzistuese për zgjerimin e  marrëdhënieve dypalëshe. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit marrëveshjen bërthamore e ka cilësuar një marrëveshje shumëpalëshe dhe ndërkombëtare dhe theksoi se Amerika me daljen e saj nga kjo marrëveshje ka treguar se nuk zbaton asnjë prej angazhimeve dhe zotimeve të saj ndërkombëtare. Alain Berset, presidenti i Zvicrës në këtë takim theksoi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe të vendit të tij me Republikës Islamike të Iranit.