Aleancë tregtare BE-Kinë kundër SHBA?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79042-aleancë_tregtare_be_kinë_kundër_shba
Gjatë një vizite në Bruksel, zyrtarë të lartë të qeverisë kineze, zv/kryeministri Liu He dhe ministri i Jashtëm Vang Yi, i kanë propozuar BE-së të ndërmarrin një aksion të përbashkët te Organizata Botërore e Tregtisë kundër politikave të Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 03, 2018 14:23 Europe/Tirane
  • Aleancë tregtare BE-Kinë kundër SHBA?

Gjatë një vizite në Bruksel, zyrtarë të lartë të qeverisë kineze, zv/kryeministri Liu He dhe ministri i Jashtëm Vang Yi, i kanë propozuar BE-së të ndërmarrin një aksion të përbashkët te Organizata Botërore e Tregtisë kundër politikave të Donald Trump.

Zyrtarët kinezë kanë ofruar ta hapin më tej tregun kinez ndaj BE-së në këmbim të kësaj aleance, për të shpërblyer vullnetin e mirë. Por pavarësisht kësaj, BE-ja, blloku më i fuqishëm tregtar në të gjithë botën, e ka refuzuar idenë që të bashkohen me Pekinin kundër SHBA-ve. E vendosur në situatë të vështirë për shkak të mediave kineze, të cilat kanë thënë se BE është në anën e Kinës, blloku do të ofrojë bashkëpunim për të modernizuar Organizatën Botërore të Tregtisë. Përpjekja e papritur e Kinës për të përçarë lidhjen e vjetër e të thellë midis SHBA-ve dhe BE-së tregon se jo vetëm që gjiganti aziatik po kërkon të përfitojë nga situata e krijuar nga Trump e të shtojë ndikimin e vet, por edhe që lufta tregtare me SHBA-të po i nervozon. Edhe pse Kina ka premtuar të ulë tarifat për importin a makinave europiane, zhvendosja e vendit me shumë shpejtësi drejt makinave elektrike tregon se prodhuesit europianë të makinave tradicionale mund të kenë pak për të fituar. Ndërkohë, edhe BE nga ana e saj po shqyrton mundësinë që t’i shtojë kontrollet ndaj investimeve të huaja.