Pompeo shkon në Korenë e Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79114-pompeo_shkon_në_korenë_e_veriut
Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit sot ka shkuar për një vizitë në Korenë e Veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 06, 2018 04:36 Europe/Tirane
  • Pompeo shkon në Korenë e Veriut

Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit sot ka shkuar për një vizitë në Korenë e Veriut.

Sipas agjencisë Reuters të lajmeve, sekretari amerikan I shtetit do të qëndrojë në Korenë e Veriut deri ditën e shtunë. Kjo është vizita e tretë e Pompeo në Korenë e Veriut. Në këtë vizitë Pompeo do të diskutojë për kthimin e 20 trupave të ushtarëve amerikanë që kanë mbetur në Korenë e Veriut që prej luftës së dytë botërore. Ai gjithashtu do të diskutojë me autoritetet e Phenianit lidhur me qëndrat atomike të këtij vendi. Sekretari amerikan i shtetit do të ketë një drekë pune edhe me Kim Jung Un liderin e Koresë së Veriut. Në një mesazh të tij në Twitter, Mike Pompeo ka thënë : Presidenti amerikan më ka thënë se beson se Kim Jung Un lideri i Koresë së Veriut ka një vizon të qartë dhe të ndryshëm për të ardhmen e vendit. Ne që dy shpresojmë që kjo të ndodhë.