Botërori Rusia-2018: Uruguai dhe Brazili dështojnë përballë evropianëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79151-botërori_rusia_2018_uruguai_dhe_brazili_dështojnë_përballë_evropianëve
Belgjika ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke eliminuar me rezultatin e ngushtë 2-1, Brazilin.  Një fitore që tregon dhe njëherë forcën e skuadrave evropiane në këtë Kupë Bote, duke parë që në raundin e 1/4-ave do të ketë vetëm skuadra nga kontinenti i vjetër.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 07, 2018 04:47 Europe/Tirane
  • Botërori Rusia-2018: Uruguai dhe Brazili dështojnë përballë evropianëve

Belgjika ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke eliminuar me rezultatin e ngushtë 2-1, Brazilin.  Një fitore që tregon dhe njëherë forcën e skuadrave evropiane në këtë Kupë Bote, duke parë që në raundin e 1/4-ave do të ketë vetëm skuadra nga kontinenti i vjetër.

"Djajtë e kuq" dominuan ndaj një Brazili që nuk arriti të bëj kombëtaren e frikshme, duke pësuar dy herë në gjysmë orëshin e parë. Fillimisht ishte "një dhuratë" e Fernandinho, me mesfushorin që në zhvillimin e një goditjeje nga këndi ngatërroi shenjestër, duke e devijuar me kokë sferën në portën e Alisson. Pësimi i golit zgjoi të besuarit e Tite, që u hodhën në përpara për të gjetur golin e baraspeshës, por u ndëshkuan në daljet e pakta në sulm të belgëve. Kombinimet e shpejta të "djajve të kuq" nxorën të lirë yllin e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, që pasi mori një top në kufijtë e zonës nga Lukaku, shkarkoi të djathtën, për të ngritur në delir të pranishmit në "Kazan Arena" dhe për të zhytur akoma dhe më thellë në kazan Brazilin që u mundua të reagonte, por goli i Renato Augusto në minutën e 76-të shërbeu vetëm për statistikë, me një pretend si Brazili që i jep lamtumirë përpara kohe kompeticionit. Në gjysmëfinale, Belgjika do të bëj llogaritë me Francën që nga ana e saj mposhti pastër 2-0 Uruguajin.  Takimi mes Belgjikës dhe Francës është programuar për tu luajtur në orën 20:00, të martën e 10 korrikut.