Erdogan: Do ta shfarosim PKK-në
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka përsëritur vendosmërinë e Turqisë për të çrrënjosur kërcënimin e "terrorizmit", duke thënë se Ankaraja do të vazhdojë operacionin ushtarak në Irakun e veriut deri në eliminimin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
"Ne nuk do të ndalemi derisa të shfarosim tërësisht terrorizmin nga kufijtë tanë. Operacionet do të vazhdojnë derisa grupi terrorist i PKK të largohet nga rajoni Kandil dhe nëse është e nevojshme edhe nga Sinxhari", tha të shtunën Erdogan duke ju drejtuar në parlament anëtarëve të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Party). Kjo deklaratë e presidentit turk vjen në të njëjtën ditë kur ushtria turke tha se avionët e saj kishin vrarë të paktën tetë militantë të PKK në Irakun e veriut, si dhe në provincën juglindore të Turqisë, Mardin të premten dhe të shtunën.