Pas përmbytjeve dramatike, Japonia goditet nga një tërmet i fortë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79184-pas_përmbytjeve_dramatike_japonia_goditet_nga_një_tërmet_i_fortë
Pas përmbytjeve të shumta që gjunjëzuan Japoninë, vendi është tronditur nga në tërmet i fortë me magnitudë paraprake prej 6.0.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 08, 2018 07:29 Europe/Tirane
  • Pas përmbytjeve dramatike, Japonia goditet nga një tërmet i fortë

Pas përmbytjeve të shumta që gjunjëzuan Japoninë, vendi është tronditur nga në tërmet i fortë me magnitudë paraprake prej 6.0.

Tërmeti u regjistrua të shtunën në mbrëmje në lindje të vendit dhe u ndje edhe në Tokio, tha Agjencia Meteorologjike. Asnjë paralajmërim për tsunami nuk është lëshuar. Aeroporti i Naritës në prefekturën e Chiba ku u regjistruar tërmeti, mbylli përkohësisht dy pista në orën 8:25. për kontrolle, por uljet dhe largimet u lejuan të rifillonin rreth 10 minuta më vonë. "Japonia Atomic Power Co", e cila operon centralin bërthamor Tokai nr. 2 në prefekturën Ibaraki, tha se nuk zbulohen anomali në fabrikë për shkak të tërmetit.