Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Japoni
(last modified Sun, 08 Jul 2018 10:03:27 GMT )
Korrik 08, 2018 12:03 Europe/Tirane
  • Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Japoni

Numri i vdekjeve nga përmbytjet në Japoni ka kaluar kufirin e 60 personave, ku edhe në diën e tretë të reshjeve, punonjësit japonezë të shpëtimit kanë zgjeruar kërkimin e tyre për gjetjen e njerëvez të zhdukur.

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në jugpërndim të Japonisë të shtunën, duke lënë të vdekur rreth 60 persona dhe shumë të tjerë janë zhdukur. Agjencia e lajmeve japoneze Kyodo, raportoi viktima të tjera në Hiroshima, një nga ta fëmijë që ishte kapluar nga vërshimi. Në mesin e të zhdukurve janë 5 persona që mbetën nën gërmadhat e shtëpisë së rrënuar. Një grua u gjend e vdekur në katin e dytë të shtëpisë e goditur nga vërshimi ndërsa zonat e tjera janë duke u evakuuar.

Tags