Vdes gruaja e çiftit të helmuar në Angli
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79212-vdes_gruaja_e_çiftit_të_helmuar_në_angli
Policia ka nisur një hetim pasi një grua e ekspozuar ndaj agjentit nervor Novichok në Wiltshire vdiq.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 09, 2018 06:06 Europe/Tirane
  • Vdes gruaja e çiftit të helmuar në Angli

Policia ka nisur një hetim pasi një grua e ekspozuar ndaj agjentit nervor Novichok në Wiltshire vdiq.

Dawn Sturgess humbi jetën në spital mbrëmjen e së dielës pasi u sëmur më 30 qershor. Charlie Roëley i cili ishte gjithashtu i ekspozuar ndaj agjentit nervor në Amesbury, është në gjendje të rëndë në spital. Theresa May tha se ishte "e tmerruar dhe e tronditur" nga vdekja e 44-vjeçares, që vjen pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbury. Tashmë policia po heton rastin e Sturgess. Hetimi është duke u udhëhequr nga detektivë nga Rrjeti i Policimit kundër Terrorizmit dhe rreth 100 detektivë janë duke punuar për rastin pranë Policisë Ëiltshire. Zyrtarët ende po përpiqen të kuptojnë se si Sturgess dhe Rowley u ekspozuan ndaj agjentit nervor edhe pse sipas hetimeve paraprake rezulton se kanë prekur një artikull të kontaminuar.