Al Kaida merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Tunizi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79224
Një brigadë e organizatës terroriste Al Kaida për pjesën perëndimore të botës arabe ka marrë përgjegjësinë e sulmit terrorist që u krye në veriperëndim të Tunizisë.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Korrik 09, 2018 15:33 Europe/Tirane
  • Al Kaida merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Tunizi

Një brigadë e organizatës terroriste Al Kaida për pjesën perëndimore të botës arabe ka marrë përgjegjësinë e sulmit terrorist që u krye në veriperëndim të Tunizisë.

Gazeta “Al-Kuds Al-Arabi” njoftoi se brigada e quajtur Uqba ibn Nafi e organizatës terrorist Al Kaida e pjesës perëndimore të botës arabe ka marrë përgjegjësinë shpërthimin e një mina në rrugën ku kalonte patrulla e forcave të gardës kombëtare të Tunizisë të dielën në qendër të Saraja në rajonin Ghardimaou të Tunizisë. Ky shpërthim la të vrarë 9 persona. Brigada Uqba ibn Nafi u identifikua për herë të parë nga forcat e sigurisë së Tunizisë pas sulmit terrorist të dhjetorit të vitit 2012 në provincën Al Kasserine në perëndim të këtij vendi dhe në kufi me Algjerinë. Ky grup terrorist aktualisht ka kërcënuar qeverinë e Tunizisë për vazhdimin e sulmeve terroriste.