Ministri anglez i mbrojtjes paralajmëron për sulmet e ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79239-ministri_anglez_i_mbrojtjes_paralajmëron_për_sulmet_e_isis
Ministri anglez i mbrojtjes ka paralajmëruar se Anglia duhet të jetë e përgatitur për sulme të ISIS që projektohen nga vende si Afganistani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 10, 2018 05:47 Europe/Tirane
  • Ministri anglez i mbrojtjes paralajmëron për sulmet e ISIS

Ministri anglez i mbrojtjes ka paralajmëruar se Anglia duhet të jetë e përgatitur për sulme të ISIS që projektohen nga vende si Afganistani.

Gavin Williamson ka thënë se radikalët pas humbjeve të tyre në Irak dhe në Siri i kanë ndryshuar taktikat dhe për këtë ai ka paralajmëruar mbi mundësinë e sulmeve në Angli. Ministri anglez i mbrojtjes tha se pas dështimit terroristët e ISIS mund të jenë strehuar në vende si Afganistani dhe Libia. Më herët një prej komandantëve të forcave ajrore të Anglisë ka thënë se terroristët përpara se sa të largohen dhe të kryejnë akte terroriste në Angli duhen vrarë. Në takimin e NATO-s në Bruksel pritet të diskutohet çështja e sigurisë në Afganistan.