OKB kërkon anulimin e vendimit të ri të Izraelit kundër Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79276-okb_kërkon_anulimin_e_vendimit_të_ri_të_izraelit_kundër_gazës
Koordinatori special i OKB në procesin e paqes në Lindjen e Mesme nga autoritetet e regjimit sionist kërkoi të heqin dorë nga vendimi i tyre për ndalimin e futjes së mallrave në rripin e Gazës nëpërmjet pikës kufitare Keram Abu’salem.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 11, 2018 03:28 Europe/Tirane
  • OKB kërkon anulimin e vendimit të ri të Izraelit kundër Gazës

Koordinatori special i OKB në procesin e paqes në Lindjen e Mesme nga autoritetet e regjimit sionist kërkoi të heqin dorë nga vendimi i tyre për ndalimin e futjes së mallrave në rripin e Gazës nëpërmjet pikës kufitare Keram Abu’salem.

Nikolai Mlladinov koordinatori special i OKB për procesin e paqes në Lindje e Mesme me anë të një deklarate kërkoi nga regjimi sionist të pezullojë vendimin për ndalimin e futjes së mallrave në Gaza. Ditën e hënë qeveria e regjimit sionist e shpalli të ndaluar kalimin e mallrave nga pika kufitare Keram Abu’salem dhe futjen e tyre në Gaza. Regjimi sionist gjithashtu ka ndaluar eksportin e mallrave nga Gaza dhe gjithashtu ka ngushtuar distancën për peshkatarët palestinezë nga 9 milje në 6 milje nga bregu i detit. Ndërkohë zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist ka paralajmëruar se në rast se nuk ndërpritet dërgimi i balonave zjarrvënëse për në Izrael, regjimi sionist do të ndërmarrë masa akoma më ndëshkuese kundër Gazës. Dërgimi i balonave zjarrvënëse është një metodë e të rinjve rezistentë palestinezë për tu përballuar me sulmet e ushtrisë sioniste gjatë protestave për të drejtën e kthimit, që deri tani ka marrë jetën e 144 palestinezëve. Ushtria e regjimit sionist është tmerruar nga balonat zjarrvënëse dhe deri tani nuk ka mundur të gjejë një rrugëzgjidhje për tu përballu me këtë fenomen.