Vizita e Donald Trump në Londër
Presidenti amerikan Donald Trump ka shkelur tokën britanike në Londër me fjalët se ndihet “komod” me protestat që zhvillohen gjatë vizitës së tij, duke shtuar se britanikët “e pëlqejnë shumë atë”.
Duke folur më herët gjatë Samitit të NATO-s, Trump, i cili mbërriti në ishull vetëm pak para orës 15 të kësaj të enjteje, iu referua Britanisë si një “hot spot” tejet i nxehtë për momentin. Presidenti amerikan Donald Trump u prit në Pallatin Blenhajm nga kryeministrja britanike Theresa May, në ditën e tij të parë të vizitës në Mbretërinë e Bashkuar. Darka e “kollareve të zeza”, me 150 të ftuar, pritet që të fokusohet në marrëdhëniet tregtare pas Brexit. Pas kësaj pritet nënshkrimi I një marrëveshje tregtare për periudhën “post-Brexit”, vetëm pak ditë pasi ai deklaroi se Britania gjendet në mesin e “trazirave”. Sigurisht, mbërritja e tij në Londër është shoqëruar me masa shtesë sigurie, për më tepër që duhet të monitorohen dhe të sigurohet mbarëvajtja e disa protestave të planifikuara që do të shoqërojnë vizitën e tij. Trump, i cili do të takohet edhe me Mbretëreshën Elisabeth II gjatë vizitës dyditore të punës, u shpreh: “Mendoj se më pëlqejnë shumë këtu në Britani, për më tepër mendoj se ata bien dakord me mua sa i përket emigracionit. Ju po e shihni se ç’po ndodh anembanë botës me emigracionin. Mendoj se kjo është arsyeja pse ndodhi edhe Brexit”. Ai u shpreh se populli britanik “votoi për t’u shkëputur, kështu që kjo është edhe ajo që pres të ndodhë”, teksa theksoi me ton tjetër faktin se “Brexit është Brexit”. Trump është vënë në qendër të kritikave kohët e fundit për shkak të politikës së tij për emigracionin, që rezultoi me ndarjen e fëmijëve nga familjarët e tjerë që hynin në mënyrë të paligjshme në SHBA. Presidenti amerikan, Donald Trump do e zhvillojë vizitën e tij zyrtare këtë javë në Britani të Madhe, pavarësisht largimit nga qeveria e Theresa May të shefit të diplomacisë britanike, Boris Johnson dhe të ministrit të Brexit. Kryeministrja britanike Theresa May ka reaguar lidhur me dorëheqjet e fundit nga qeveria e saj për shkak të "linjës së butë" të ndjekur prej saj me BE. "Nuk do të lejohet më ardhja e njerëzve nga Europa në Britani me mundësinë e largët që ata të gjejnë punë" shkruan May. "Ne do të mirëpresim gjithmonë profesionistët të aftë të cilët ndihmojnë ekonominë tonë të lulëzojë, nga mjekët tek infermieret, inxhinierët dhe sipërmarrësit, por për herë të parë në dekada, ne do të kemi kontroll të plotë të kufijve tanë"shton kryeministrja britanike. Shefja e qeverisë britanike vijon postimin e saj me parashtrimin e disa pyetjeve, për të cilat jep dhe përgjigjen. "Plani i hartuar nga qeveria britanike për Brexit javën e kaluar "do të thotë fundi i lirisë së lëvizjes? A do të jemi në gjendje të nënshkruajmë marrëveshjet tona tregtare? Dhe a do të jetë Mbretëria e Bashkuar jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane? Unë jam e kënaqur të them se përgjigjet janë shumë të thjeshta:. Po, po dhe po ".Pas Brukselit, Donald Trump udhëtoi drejt Londrës, për të parën vizitë në Britaninë e Madhe si President i Shteteve të Bashkuara. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se “Britania është në trazira e varet nga njerëzit atje, nëse Theresa May do të mbetet Kryeministre”. Vizita e Trump-it përkon me publikimin që Londra zyrtare pritet t’i bëjë planit kontrovers të May-t lidhur me marrëdhëniet e Britanisë me Bashkimin Europian, pas BREXIT-it.