BE nuk e njeh zyrtarisht pushtimin e Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79381-be_nuk_e_njeh_zyrtarisht_pushtimin_e_palestinës
Zëdhënësja e shefes së politikës së jashtme të BE ka thënë se Unioni nuk e njeh sovranitetin e Izraelin mbi territoret e pushtuara të vitit 1967.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 14, 2018 06:19 Europe/Tirane
  • BE nuk e njeh zyrtarisht pushtimin e Palestinës

Zëdhënësja e shefes së politikës së jashtme të BE ka thënë se Unioni nuk e njeh sovranitetin e Izraelin mbi territoret e pushtuara të vitit 1967.

Sipas një njoftimi të Rusia Today, Maja Kocijančič zëdhënëse e Federika Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE, lidhur me vendimin e parlamentit të Irlandës për miratimin e një ligji që sanksionon mallrat e prodhuara në kolonitë sioniste, tha se do të ndjekim në vazhdimësi ligjin në fjalë. Të mërkurën e kaluar parlamenti i Irlandës në mbështetje të popullit palestinez miratoi një ligj që sanksionon produktet dhe mallrat e prodhuara në kolonitë sioniste në BPLJ, ligj që ngjalli reagimin e fortë të regjimit sionist. regjimi sionist megjithëse ekzistojnë disa rezoluta të OKB, duke pasur mbështetjen e Amerikës vazhdon të ndërtojë koloni sioniste në territoret e pushtuara palestineze. Shumë organe civile dhe universitare në Evropë dhe në Amerikë vitet e fundit kanë nisur bojkotimin dhe sanksionimin e mallrave dhe produkteve të prodhuara në kolonitë sioniste.