ISIS merr përsipër përgjegjësinë e sulmit në Pakistan
Grupi terrorist ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë e shpërthimit në qytetin Kuita të Pakistanit, ngjarje që shkaktoi vrasjen dhe plagosjen e të paktën 278 personave.
Të paktën 81 persona janë vrarë dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur, duke përfshirë një kandidat parlamentar, në dy sulme me bomba në Pakistan, të lidhura me procesin zgjedhor në këtë shtet.
Policia në Pakistan ka thënë se një sulmues vetëvrasës i është afruar një konvoji të fushatës zgjedhore në qytetin jugperëndimor Kueta, duke vrarë 81 persona dhe duke plagosur 200 të tjerë, duke përfshirë kandidatin, Siraj Raisani, që ishte duke garuar në zgjedhjet e përgjithshme të 25 korrikut. Policia ka thënë se Raisani, është dërguar në spital për trajtim. Më herët gjatë ditës, të paktën katër persona janë vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur në një shpërthim me bombë që ka shënjestruar një tjetër kandidat. Policia ka thënë se shpërthimi ka synuar kandidatin, Akram Khan Durrani, i cili ka arritur t’i ikë sulmit. Grupi terrorist takfirist ISIS tashmë ka marrë përgjegjësinë për sulmet e 13 korrikut në Pakistan.