Bëhet i ditur vendi dhe koha e takimit Putin-Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79392-bëhet_i_ditur_vendi_dhe_koha_e_takimit_putin_trump
Një prej këshilltarëve të Kremlinit ka deklaruar kohën dhe vendin e saktë të takimit të sekret të liderëve të Rusisë dhe Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 14, 2018 08:12 Europe/Tirane
  • Bëhet i ditur vendi dhe koha e takimit Putin-Trump

Një prej këshilltarëve të Kremlinit ka deklaruar kohën dhe vendin e saktë të takimit të sekret të liderëve të Rusisë dhe Amerikës.

Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se Juri Jushakov, këshilltari i Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, të premten ka thënë se takimi i planifikuar mes presidentit të Rusisë dhe atij të Amerikës zhvillohet të hënën më 16 korrik në Helsinki, kryeqytetin e Finlandës dhe në pallatin presidencial të këtij vendi. Jushakov ka thënë se nga pikëpamja e palës ruse kohëzgjatja e këtij takimi nuk është e kufizuar. Ai ka thënë se takimi në fjalë zhvillohet me dyer të mbyllura dhe presidentët e të dy vendeve më pas do të marrin pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp.