Lavrov optimist për takimin Trump-Putin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79399-lavrov_optimist_për_takimin_trump_putin
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se samiti mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij të Shteteve të Bashkuara,Donald Trump mund të konsiderohet i suksesshëm nëse çon në rihapjen e kanaleve të komunikimit në mes të dyja vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 14, 2018 14:53 Europe/Tirane
  • Lavrov optimist për takimin Trump-Putin

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se samiti mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij të Shteteve të Bashkuara,Donald Trump mund të konsiderohet i suksesshëm nëse çon në rihapjen e kanaleve të komunikimit në mes të dyja vendeve.

Gjatë një interviste për televizionin RT, Lavrov tha se “idealja do të ishte të pajtoheshim, të hapen të gjitha kanalet për të gjitha çështjet që na ndajnë… por edhe për ato çështje që mund të bashkëpunojmë në mënyrë të dobishme”. Ai tha se marrëdhëniet dypalëshe tash për tash përbëjnë pak më shumë se “takime sporadike mes diplomatëve dhe ushtrisë”, dhe kryesisht, sipas tij, këto takime kanë të bëjnë me luftën civile në Siri. Lavrov po ashtu tha se Rusia “është e gatshme të përgjigjet në çdo pyetje”, që ka të bëjë me ndërhyrjen e dyshuar të inteligjencës ruse në kompjuterët e Partisë Demokrate gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016.Këto komente të Lavrovit vijnë vetëm një ditë pas Shtetet e Bashkuara ngritën padi ndaj 12 zyrtarëve të inteligjencës ruse, për ndërhyrjen e dyshuar në zgjedhje. Dhjetëra rusë u akuzuan penalisht të premten për hakimin dhe rrjedhjen e postës elektronike të demokratëve të lartë gjatë fushatës zgjedhore presidenciale 2016. Paditë e mëdha të jurisë kundër 12 zyrtarëve të dyshuar të inteligjencës ruse u njoftuan nga Rod Rosenstein, zëvendës prokurori i përgjithshëm i SHBA, në një konferencë shtypi në Uashington. “Interneti lejon kundërshtarët e huaj për të sulmuar Amerikën në mënyra të reja dhe të papritura”, tha Rosenstein. Duke u ankuar për atë që ai e quajti “luftë partizane” në SHBA rreth hetimit në vazhdim të Rusisë, Rosenstein tha: “Fajësia për ndërhyrjen e zgjedhjeve i takon kriminelëve që kryenin ndërhyrje zgjedhore”.