Thereza May paralajmëron për dështimin e projektit Brexit
Kryeministrja e Britanisë së Madhe ka paralajmëruar në lidhje me pengëzat në rrugën e zbatimit të marrëveshjes për daljen e këtij vendi nga BE (Brexit) dhe për rrezikun e dështimit të saj.
Thereza May, kryeministrja e Britanisë së Madhe, në një shkrim të publikuar në gazetën "Mail on Sundy", ka shkruar se si pasojë e veprimeve të ligjvënësve që po bëhen me qëllim të dobësimit të planit të saj në fushën e Brexit-it, ekziston mundësia që Brexit të mos ekzistojë fare. Në këtë artikull thuhet se marrëveshja e Brexit-it nuk është një listë e gjatë e dëshirave që negociatorët mund t'i zgjedhin disa nga mesi i tyre, por është një përmbledhje e rezultateve që nuk mund të negociohen.
Këto qëndrime të Theresa May janë paraqitur në kohën kur së fundi tre funksionarë të lartë të qeverisë së Britanisë së Madhe kanë dhënë dorëheqje duke përfshirë edhe ministrin për Brexitr, zëvendësin e tij, si dhe ministrin e punëve të jashtme.