BE, Trumpit dhe Putinit: Mos shkatërroni rendin global
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79466-be_trumpit_dhe_putinit_mos_shkatërroni_rendin_global
Një zyrtar i lartë evropian i bëri thirrje të hënën Presidentit Donald Trump, Presidentit Vladimir Putin dhe Kinës që të punojnë me Evropën për të shmangur luftërat tregtare dhe për të parandaluar konfliktet e kaosin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 16, 2018 15:24 Europe/Tirane
  • BE, Trumpit dhe Putinit: Mos shkatërroni rendin global

Një zyrtar i lartë evropian i bëri thirrje të hënën Presidentit Donald Trump, Presidentit Vladimir Putin dhe Kinës që të punojnë me Evropën për të shmangur luftërat tregtare dhe për të parandaluar konfliktet e kaosin.

Tusk foli gjatë një konference shtypi me liderin numër 2 të Kinës, Kryeministrin Li Keqiang. Ata u takuan mes ngërçit në rritje, rreth rritjes së tarifave të Trump për mallrat nga Kina, Evropa dhe partnerët e tjerë tregtarë. "Është detyra e përbashkët e Evropës dhe Kinës, Amerikës dhe Rusisë, që të mos e shkatërrojnë këtë rend, por ta përmirësojnë atë, të mos fillojnë luftërat tregtare që të kthehen në konflikte të nxehta aq shpesh në historinë tonë,"-tha ai. Tusk u bëri thirrje qeverive të reformonin me guxim dhe përgjegjësi Organizatën Botërore të Tregtisë, duke përditësuar rregullat e saj, për të adresuar politikën e teknologjisë dhe industritë shtetërore, fushat në të cilat Pekini ka konflikte me partnerët e saj tregtarë.