Lavrov anulon vizitën në Athinë
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov është i mirëpritur në Athinë. Kështu thanë burimet diplomatike greke të enjten pasi agjencia e lajmeve TASS njoftoi se kishte anuluar një vizitë të planifikuar në Athinë në vjeshtë të këtij viti.
Burimet greke thanë se vizita e planifikuar ishte propozuar nga pala ruse. Ata shtuan se, në çdo rast, Lavrov është i mirëpritur në Athinë. Më parë gjatë ditës, ambasadori i Rusisë në Athinë, Andrey Maslov, u citua të thoshte se koha e një vizite të planifikuar nga Lavrov në shtator nuk ishte më "e përshtatshme". Ai shtoi se Moska po planifikonte të dëbonte diplomatët grekë në këmbim të dy rusëve të dëbuar nga Greqia javën e kaluar, por nuk përcaktoi se sa njerëz do të preken dhe as kur do të dëboheshin. Zhvillimet pasuan një përshkallëzim në retorikën midis ministrive të jashtme greke dhe ruse lidhur me këtë çështje.