Presidenti amerikan fton presidentin e Rusisë për vizitë në Uashington
Megjithëse takimi i Helsinkit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij të Rusisë Vladimir Putin, u pasua me shumë kritika për presidentin Trump, ky i fundit ka ftuar homologun rus për një vizitë në Uashington.
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka ftuar homologun e tij rus për të vizituar Uashingtonin në vjeshtë. Lajmi u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë, ku sekretarja për shtyp Sarah Sanders tha se Trump "i kërkoi ambasadorit John Bolton që të ftojë Presidentin Putin në Uashington në vjeshtë," "Këto diskutime janë duke u zhvilluar", tha ajo. Trump dhe Putin u takuan të hënën në Helsinki, në takimin e parë që kur Trump mori detyrën në janar 2017. Më herët kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se mezi priste që ta takonte sërish presidentin Putin. Mezi pres takimin tonë të dytë, që të fillojmë zbatimin e disa prej shumë çështjeve të diskutuara, duke përfshirë ndalimin e terrorizmit, sigurinë për Izraelin, mospërhapjen e armëve bërthamore, sulmet kibernetike, tregtinë, Ukrainën, paqen në Lindjen e Mesme, Korenë e Veriut dhe më shumë" shkruante Presidenti Trump.