Vazhdon tragjedia e mbytjes së emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79552-vazhdon_tragjedia_e_mbytjes_së_emigrantëve
Në kohën kur perëndimi mundohet të marrë masa për të parandaluar emigracionin, ky fenomen vazhdon të marrë jetë njerëzish.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2018 04:35 Europe/Tirane
  • Vazhdon tragjedia e mbytjes së emigrantëve

Në kohën kur perëndimi mundohet të marrë masa për të parandaluar emigracionin, ky fenomen vazhdon të marrë jetë njerëzish.

Një varkë me refugjatë është mbytur në ujërat e Qipros Turke. Zyrtarisht autoritetet  thonë se16 persona kanë humbur jetën, 105 janë shpëtuar dhe mbi 30 të tjerë janë të zhdukur. Sipas Rojës Bregdetare të Qipros Turke varka me mbi 150 refugjatë është fundosur në ujërat e bregut të Yeni Erenköy (Gialousa). Pas incidentit ekipet e shpëtimit të Rojës Bregdetare ndërhynë për të shpëtuar por flitet deri tani për 16 persona të vdekur. Zyrtarët njoftuan se vazhdon operacioni i kërkim-shpëtim të 30 persona . Refugjatët e shpëtuar nga varka e fundosur janë dërguar në Turqi.