Publikohen dokumente sekrete të Amerikës në lidhje me Nelson Mandela
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79564-publikohen_dokumente_sekrete_të_amerikës_në_lidhje_me_nelson_mandela
Disa dokumente sekrete të organizatave inteligjente të Amerikës tregojnë se SHBA e konsideronte Nelson Mandelan si një “kërcënim komunist”.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 20, 2018 15:22 Europe/Tirane
  • Publikohen dokumente sekrete të Amerikës në lidhje me Nelson Mandela

Disa dokumente sekrete të organizatave inteligjente të Amerikës tregojnë se SHBA e konsideronte Nelson Mandelan si një “kërcënim komunist”.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se me dhjetëra mijëra faqe dokumente sekrete të organizatave inteligjente të Amerikës janë publikuar të mërkurën të cilat tregojnë se krerët e Amerikës e konsideronin Nelson Mandelan, liderin anti-racist të Afrikës Jugore, si një kërcënim komunist. Publikimi i këtyre dokumenteve sekrete është bërë pas padisë së grupit të quajtur “Kapitali i Qytetarëve” kundër qeverisë së Amerikës dhe me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nelson Mandelas, tregojnë se qeveria e Amerikës ka ndjekur të njëjtën metodë ndaj Mandelas të cilën e ka ndjekur gjatë viteve 1950-1960 ndaj Martin Lutheking dhe ndaj lëvizjeve për të drejtat qytetare.

Ky grup në një deklaratë të publikuar për shtyp ka thënë: “Zyra hetimore e FBI lëvizjet kundër Aperteidit në Amerikë dhe në Afrikën Jugore i konsideronte program të mundshëm të komunizmit për të dobësuar sigurinë e perëndimit. Pjesa jugore e Afrikës gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë kishte një rëndësi strategjike për Uashingtonin, për arsye se shtetet e reja të krijuara në këtë rajon si Angola dhe Muzambik kishin marrë qëndrime në harmoni me ish-Bashkimin Sovjetik.

Nelson Mandela ishte presidenti i parë zezak i Afrikës Jugore i cili është njohur si simbol i luftës kundër racizmit. Ai ka kaluar 27 vite të jetës së tij në burg dhe pas lirimit nga burgu deri në vitin 2008, ai përsëri ishte në listën e kërcënimeve potenciale terroriste të Amerikës.

Nelson Mandela ka lindur më 18 qershor të vitit 1918 në Cape Town të Afrikës Jugore dhe ka vdekur më 5 dhjetor të vitit 2013.