Merkel: Bisedimet Trump-Putin, të mira për të gjithë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se mirëpret çdo dialog mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin.
“Ne duhet të mësohemi me faktin se takimet mes presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe presidentit të Rusisë do të bëhen normalitet, sepse këto bisedime janë të mira për të gjithë”, tha Merkel të premten gjatë një konference për media. Merkel tha se shpreson se Putini dhe Trumpi do të bisedojnë për çarmatosjen bërthamore, duke theksuar se SHBA-ja dhe Rusia kanë rreth 90 për qind të armëve bërthamore në botë. Presidenti Trump e ka ftuar homologun e tij rus, Putin që të vizitojë Uashingtonin. Ky njoftim vjen pas samitit që dy presidentët zhvilluan në Helsinki më 16 korrik.