Bundeswehri pranon shtetas të huaj!
Në një përpjekje për të kapërcyer mungesën e personelit ushtarak, forcat e armatosura gjermane thuhet se janë duke konsideruar mundësinë e rekrutimit të shtetasve të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes i tha gazetës gjermane Augsburger Allgemeine se Bundeswehr u ka hapur rrugë qytetarëve të BE-së nën një Dokument të Bardhë të vitit 2016 mbi Politikën e Sigurisë Gjermane dhe Ardhmërinë e Bundeswehrit, por tani ky opsion "është përfshirë në strategjinë e rekrutimit. " "Forca e Bundeswehrit do të rritet. Për këtë qëllim, ne kemi nevojë për personel të kualifikuar, prandaj po shqyrtojmë të gjitha opsionet në dispozicion ", tha zëdhënësi. Ndërkohë, anëtari i Partisë Social Demokratike Karl-Heinz Brunner ka thënë se Ministria e Mbrojtjes do të tërheqë të huajt në Bundeswehr duke u ofruar atyre mundësinë për të marrë shtetësinë gjermane. "Nëse qytetarët e shteteve të tjera lejohen, madje edhe me premtimin për marrjen e një pasaporte gjermane, Bundeswehri rrezikon të bëhet një lloj ushtrie mercenare", tha ai.