Temperaturat e larta në Japoni thyejnë rekordin kombëtar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79648-temperaturat_e_larta_në_japoni_thyejnë_rekordin_kombëtar
Temperaturat e larta në Japoni shënuan rekord të ri dhe zyrtarët i paralajmëruan qytetarët që t'i shmangin sa më shumë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 23, 2018 10:28 Europe/Tirane
  • Temperaturat e larta në Japoni thyejnë rekordin kombëtar

Temperaturat e larta në Japoni shënuan rekord të ri dhe zyrtarët i paralajmëruan qytetarët që t'i shmangin sa më shumë.

Japonia, për ditë të tëra, është përfshirë nga një valë vdekjeprurëse e nxehtit, ndërsa numri i viktimave varion nga 15 deri në 40.

Të hënën, termometri shënoi 41.1 gradë Celsius në Kumagaja, pranë Tokios, duke thyer rekordin e mëparshëm kombëtar prej 41 gradësh, në vitin 2013.

Dyzet gradë janë shënuar në dhjetëra qytete.

Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në hapësira me ajër të kondicionuar, të pinë ujë dhe të pushojnë sa më shumë.