Gjermanët: Evropa mund të mbrohet pa ndihmën e SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79655-gjermanët_evropa_mund_të_mbrohet_pa_ndihmën_e_shba
Një sondazh tregon se më shumë se gjysma e gjermanëve mendojnë se Evropa mund ta mbrojë veten pa mbështetje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 23, 2018 15:08 Europe/Tirane
  • Gjermanët: Evropa mund të mbrohet pa ndihmën e SHBA

Një sondazh tregon se më shumë se gjysma e gjermanëve mendojnë se Evropa mund ta mbrojë veten pa mbështetje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.

Sondazhi i kryer nga instituti studimor gjerman Forsa bëri të ditur se rezultatet nuk treguan dallime të rëndësishme midis rajoneve lindore të vendit dhe zonave perëndimore, të cilat kanë lidhje më të forta historike me SHBA. 60 % e të anketuarve në lindje dhe 55 përqind në perëndim besonin se Evropa nuk kishte nevojë për Uashingtonin. Vetëm 37 për qind e të anketuarve thanë se Evropa varet nga mbështetja ushtarake amerikane, sipas sondazhit. Rreth 84 për qind e të anketuarve nga Forsa thanë se komentet e presidentit amerikan se Rusia kontrollon Gjermaninë ishin "krejtësisht absurde".