Pekini: Kërcënimet amerikane nuk funksionojnë kurrë me Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79656-pekini_kërcënimet_amerikane_nuk_funksionojnë_kurrë_me_kinën
Në mesin e një lufte intensive tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, Ministria kineze e Punëve të Jashtme deklaroi se shantazhet dhe kërcënimet amerikane "kurrë nuk do të funksionojnë" me Kinën, dhe i bëri thirrje Uashingtonit të mbajë një qëndrim racional në trajtimin e çështjeve të ndërlidhura.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 23, 2018 15:17 Europe/Tirane
  • Pekini: Kërcënimet amerikane nuk funksionojnë kurrë me Kinën

Në mesin e një lufte intensive tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, Ministria kineze e Punëve të Jashtme deklaroi se shantazhet dhe kërcënimet amerikane "kurrë nuk do të funksionojnë" me Kinën, dhe i bëri thirrje Uashingtonit të mbajë një qëndrim racional në trajtimin e çështjeve të ndërlidhura.

"Së pari, Kina nuk mund të frikësohet dhe shantazhohet me lehtësi. Së dyti, ne këshillojmë që pala amerikane të mbetet e qetë dhe të mbajë një qëndrim racional në trajtimin e çështjeve të lidhura me Kinën," tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang në një konferencë me mediat në Pekin. Në fillim të korrikut, Uashingtoni imponoi 25 për qind tarifa me vlerë 34 miliardë dollarë ndaj importeve nga Kina, si hap i parë në një seri tarifash që Trump thotë se mund të prekin deri në 550 miliardë dollarë mallrat kineze. Kina paralajmëroi gjithashtu SHBA-të  se nuk do të kishte zgjidhje tjetër përveçse të merrte "kundërmasat e nevojshme"  ndaj Uashingtonit.