Erdogan: Do të bisedoj me Putinin për Idlibin dhe Dara'an
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se ai do të diskutojë me Presidentin rus Vladimir Putin mënyrat për të mbrojtur sirianët nga një sulm i mundshëm në provincat Idlib dhe Dara'a të Sirisë.
Duke folur për gazetarët në kryeqytetin turk, Ankara, të mërkurën, Erdogan tha se situata në Idlib dhe Dara'a ishte e vështirë. "Ne do të diskutojmë me Rusinë për Dara'an, e cila është një nga çështjet më problematike të të gjithëve. Ekziston edhe çështja e Idlibit, të cilën do e diskutojmë sepse në këto vende çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë," tha presidenti turk. "Ajo që ne duam është që civilët sirianë të mbrohen nga këto sulme dhe veçanërisht nga sulmet brutale të disa organizatave në rajon", tha Erdogan. Javët e fundit, forcat qeveritare të Sirisë kanë rimarrë bastionet e militantëve në jugperëndim të Sirisë. Ushtarët sirianë kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të krahinës jugore të Dara'as në një ofensivë që filloi në muajin qershor. Në një përpjekje për të minimizuar viktimat civile, si Damasku dhe Moska kanë filluar bisedimet me militantët për t'i bërë ata të dorëzojnë pa luftime zonat që kontrollojnë.