Shpërthim pranë ambasadës amerikane në Pekin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79750-shpërthim_pranë_ambasadës_amerikane_në_pekin
Një sulmues i vetëm ka shpërthyer një “bombë” pranë ambasadës së SHBA në Pekin të enjten, ka thënë një zëdhënës i ambasadës për NBC News.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 26, 2018 15:09 Europe/Tirane
  • Shpërthim pranë ambasadës amerikane në Pekin

Një sulmues i vetëm ka shpërthyer një “bombë” pranë ambasadës së SHBA në Pekin të enjten, ka thënë një zëdhënës i ambasadës për NBC News.

Ndërsa, sipas policisë kineze, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nuk ka ndonjë të lënduar, përveç njeriut që realizoi shpërthimin. “Kishte një shpërthim në hapësirën publike jashtë këndit të juglindjes të kompleksit të ambasadës”, tha zëdhënësi për NBC. Policia kineze tha se një i dyshuar kishte shpërthyer një pajisje të ngjashme me fishekzjarrët pranë ambasadës dhe plagosi dorën. Policia identifikoi “bombarduesin” si një 26-vjeçar, duke mos dhënë një motiv të dyshuar. Kishte njoftime të mëparshme se policia kishte ndaluar një grua që ishte përpjekur të vinte zjarrin pranë Ambasadës në orën 11:00 me orën lokale, disa orë përpara shpërthimit të raportuar. Është e paqartë nëse dy incidentet janë të lidhura me njëra-tjetrën.