Putin takohet me Erdogan
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në kuadër të takimit të BRICS në Afrikën e Jugut pati një takim me Rexhep Taip Erdogan president i Turqisë.
Në këtë takim presidenti Putin tha se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë janë në rritje dhe shtoi se këto marrëdhënie do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizave të rajonit si ajo në Siri. Nga ana e tij presidenti i Turqisë, Erdogan tha se marrëdhëniet mes dy vendeve po zgjerohen me shpejtësi sidomos në fushën ushtarake, tregtare, kulturore dhe të turizmit dhe tha se këto marrëdhënie kanë ngjallur reagimin e të tjerëve. Deklarata e presidentit të Turqi dhe takimi i tij me presidentin Putin, bëhen në kohën kur Uashingtoni në kuadër të presioneve ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus S-400, sipas vendimit të Kongresit ka ndërprerë shitjen e avionëve F-35 për Turqinë. Takimi i 10-të i krerëve të unionit BRICS ka nisur punimet ditën e mërkurë dhe përfundon sot.