Politico: Skandalet morale do ta gjunjëzojnë Trumpin
Gazeta "Politico" në një artikull të saj ka shkruar se duke marrë parasysh skandalet e fundit të Donald Trump në lidhje me kasetën e dal nga Michael Cohen, ish-avokati i Trump, duket se në fund presidenti i Amerikës do të detyrohet të takohet me Cohen dhe të t'i plotësojë atij çfarëdo kërkese që kërkon.
Jack Shafer, në një artikull të publikuar në këtë gazetë me titull "Java e 82-të, humbja e Trump përball ish-avokatit të tij" ka shkruar: "Që nga koha kur Donald Trump mori presidencën e Amerikës dhe para se të fillojë mandatin presidencial, gjithnjë janë publikuar lajme të shumta në lidhje me skandalet morale të tij. Nga zëri i incizuar i Michael Cohen, avokatit të Trump, me një modeliste të revistës "Play Boy" për ta heshtur atë për shkak të marrëdhënieve seksuale që ka patur ajo me Trump dhe që së fundi edhe kjo ngjarje i është shtuar sfidave të tij e deri te lajmi tronditës se Trump ishte i informuar për të gjitha takimet e djalit dhe dhëndrit të tij me rusët para zgjedhjeve presidenciale dhe ndërhyrja e tyre në rezultatin e zgjedhjeve; janë prej dosjeve që po shqyrtohen nga Robert Mueller, hetues i gjyqësorit amerikan. Nga ana tjetër, në mesin e kësaj zhurme Rudi Giuliani, një prej avokatëve aktual të presidentit amerikan dhe ish-kryebashkiak i Nju Jorkut, për të cilin ishte organizuar një program televiziv me qëllim që ai ta paraqes Cohen një individ të pabesueshëm dhe gënjeshtar, deklaroi se Michael Cohen është një avokat i ndershëm dhe i drejtë. Kjo ishte përkundër asaj çfarë pritej nga përkrahësit e Trump. Të mos harrojmë se edhe pagimi i parave për të heshtur Stormy Daniels, aktore e filmave pornografike, është një tjetër skandal moral i Trump të cilin u munduan ta mbulojnë avokatët e tij, por ishin të pasuksesshme edhe pse bënë përpjekje të mëdha. Megjithatë kjo nuk është fundi i ngjarjes se akoma ekzistojnë shumë femra të cilat para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, kanë marrë para nga presidenti aktual i SHBA-ve për të mos folur në lidhje me aferat që kanë patur me atë. Kështu që skandalet e gjera të Trump e kanë çuar atë drejt një lufte mediale me armiqtë e tij, një luftë në të cilën ai mundohet t'i paraqes sukseset ekonomike të qeverisjes së tij gjatë kësaj periudhe dhe të pretendojë se çështje të tilla nuk janë të rëndësishme përball sukseseve ekonomike. Por, sidoqoftë Trump deri më tani nuk ka arritur ta lirojë vetën nga kjo luftë. Nga ana tjetër, skandali i ri i tij, do të thotë zbulimi i një kasete nga Michael Cohen konsiderohet një kartë shumë e rëndësishme që mbanë Cohen në luftën e tij përball Trump. Të mos harrojmë se Cohen nuk ka më se çfarë të humbë përball Trump dhe ekipit të tij që mundohet ta shpëtojnë atë nga ky skandal. Në këtë mënyrë çdo kush që ndjek lajmet rreth skandaleve morale të Trump e kupton shumë mirë se Trump më nuk ka kapacitet për të shkuar përpara përball armës që ka Cohen dhe ndoshta në fund do të detyrohet të takohet me Cohen dhe të plotësojë çdo kërkesë që ka ai".