Austria kritikon ashpër daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79820-austria_kritikon_ashpër_daljen_e_amerikës_nga_marrëveshja_bërthamore
Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore me vendimin e majit 2018 të presidentit Donald Trump, është kritikuar ashpër nga nënshkruesit e tjerë të kësaj marrëveshjeje si trojka evropiane e përbërë nga Franca, Gjermania dhe Anglia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 29, 2018 05:49 Europe/Tirane
  • Austria kritikon ashpër daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore

Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore me vendimin e majit 2018 të presidentit Donald Trump, është kritikuar ashpër nga nënshkruesit e tjerë të kësaj marrëveshjeje si trojka evropiane e përbërë nga Franca, Gjermania dhe Anglia.

Sigurisht nuk janë vetëm këto tre vende që kanë kundërshtuar dhe kritikuar këtë veprim të presidentit Donald Trump që bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Shumë vende të BE të cilat kanë marrëdhënie të gjera me Iranin, kanë kritikuar ashpër vendimin e presidentit amerikan. Karin Knessil ministre e jashtme e Austrisë daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore e ka quajtur një veprim të pashoq nga aspekti juridik, që ka shkatërruar negociatat e suksesshme. Knessil ka mbrojtur marrëveshjen bërthamore dhe ka thënë: Edhe nëse një prej nënshkruesve të marrëveshjes del nga kjo marrëveshje ai nuk mund të ndëshkojë të tjerët për shkak të zbatimit të marrëveshjes. Amerika sa i përket marrëveshjes bërthamore kërkon shkatërrimin total të saj. Mirëpo palët që kanë mbetur në marrëveshjen bërthamore kanë treguar se janë të përkushtuar për vazhdimin e marrëveshjes dhe këtë e ka theksuar edhe presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani gjatë vizitës së tij në Vjenë. Ministrja e jashtme e Austrisë në formë më të qartë ka thënë: Amerika edhe pse është larguar nga marrëveshja bërthamore ajo nuk ka të drejtë të detyrojë të tjerët që të bëjnë të njëjtin veprim. Kjo është për arsye të veprimeve të njëanshme të Donald Trump i cili mundohet të realizojë politikat e tij për zbatimin e sloganit Amerika e Para. Sipas saj presidenti amerikan synon të realizojë qëllimet dhe interesat e Amerikës pa marrë parasysh interesat e vendeve të tjera për të shtuar kështu fuqinë e Amerikës në konkurrencë me të tjerët. Mirëpo përkundër asaj që mendon Trump, kjo veprimtari vetëm sa e izolon Amerikën akoma më shumë në nivel botëror dhe këtë e tregon edhe rezultati i fundit i vizitës së Juncker në Amerikë.  Kryetari i Komisionit Evropian duke e quajtur të pasuksesshëm takimin e tij me presidentin e Amerikës, theksoi se marrëveshja ekonomike me Amerikën është në rrezik serioz. Jean-Claude Juncker, kryetari i Komisionit Evropian, në lidhje me vizitën e tij në Uashington dhe takimin me presidentin amerikan Donald Trump, deklaroi: "Unë shkova në Uashington për të arritur marrëveshje me Amerikën, mirëpo për fat të keq nuk u arrit kurrfarë marrëveshje. Presionet e qeverisë së Amerikës kanë vendosur një hije të rëndë mbi marrëveshjen me Evropën dhe po pengojnë realizimin e saj. Më mirë është të themi se marrëveshja dypalëshe në fushën e tarifave doganore është në rrezik serioz". Junker megjithatë shtoi se tregtarët evropianë nuk duhet të shqetësohen për rrethanat aktuale sepse në këtë situatë ndjenja për konkurrencë dhe prapambetje ekonomike për Evropën, nuk ka kuptim për arsye se ne nuk jemi fajtor për mosarritjen e marrëveshjes ekonomike me Amerikën. Ashtu siç tha ministrja e jashtme e Austrisë, Evropa i ka propozuar Iranit një paketë për ta inkurajuar Teheranin që të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore. Çështja kryesore qëndron në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin sepse në të kundër nuk ka kuptim arritja e akordeve dhe marrëveshjeve shumëpalëshe. Nëse marrëveshja bërthamore përfundon plotësisht, besimi ynë në marrëdhëniet ndërkombëtare përfundon, ka thënë në fjalën e saj Karin Knessil ministre e jashtme e Austrisë. Të tilla qëndrime të Austrisë e cila mban kryesinë e radhës së BE, për unionin ruajtja e marrëveshjes bërthamore ka rëndësi tepër të madhe pasi ajo ruan interesat e sigurisë, politikës, tregtisë dhe ekonomisë së BE.