Amerika: Koreja e Veriut po prodhon raketa të reja ndërkontinentale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79880-amerika_koreja_e_veriut_po_prodhon_raketa_të_reja_ndërkontinentale
Gazeta amerikane Uashington Post shkruan se shërbimet informative të Amerikës kanë arritur në përfundimin se Koreja e Veriut po mundohet të prodhojë raketa ndërkontinentale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 31, 2018 04:28 Europe/Tirane
  • Amerika: Koreja e Veriut po prodhon raketa të reja ndërkontinentale

Gazeta amerikane Uashington Post shkruan se shërbimet informative të Amerikës kanë arritur në përfundimin se Koreja e Veriut po mundohet të prodhojë raketa ndërkontinentale.

Gazeta Uashington Post në artikullin më të fundit të saj ka pretenduar se pamjet satelitore tregojnë për përgatitjet e Phenianit për prodhimin e raketave ndërkontinentale në një prej fabrikave të tij. Sipas kësaj gazete, ekspertët e Koresë së Veriut po mundohet për të prodhuar të paktën 1 ose dy raketa të tilla me karburant të lëngshëm. Punimet për prodhimin e kësaj rakete po kryhen në rajonin Sanum Dang në rrethinat periferike të kryeqytetit. Këto pretendime nxirren në kohën kur Koreja e Veriut duket se ka nisur çmontimin e pjesëve të stacionit të lëshimit të raketave në veriperëndim të vendit. Imazhet satelitore të stacionit Sohae  u panë nga baza amerikane e grupit 38 Veri dhe mendojnë se Peniani po mban premtimin që i dha SHBA-ve në qershor. Presidenti Donald Trump tha se lideri koreanoverior Kim Jong-un është zotuar të shkatërrojë një motor të vendit të testimeve, por nuk specifikoi se cilin prej tyre. Peniani ka pohuar se Sohae është një vend i nisjes së satelitit. Por zyrtarët amerikanë dyshojnë se ajo është përdorur për të testuar raketat balistike. Gjatë një takimi historik mes presidentit Donald Trump dhe Kim Jong-un në Singapor muajin e shkuar, të dy liderët firmosën marrëveshjen për të punuar së bashku për denuklearizimin e plotë të gadishullit korean.