Assange largohet nga ambasada e Ekuadorit në Londër
(last modified Thu, 02 Aug 2018 07:12:50 GMT )
Gusht 02, 2018 09:12 Europe/Tirane
  • Assange largohet nga ambasada e Ekuadorit në Londër

Julian Assange themeluesi i sajtit Wikileaks, i cili ndiqet nga organet gjyqësore që prej vitit 2012, është larguar nga ambasada e Ekuadorit në Londër për arsye shëndetësore.

Assange ka qëndruar në këtë ambasadë që prej korrikut 2012. Ministria e jashtme e Ekuadorit ka kërkuar qartësimin e statusit të Assange dhe ka thënë se themeluesi i sajtit Wikileaks nuk mund të qëndrojë deri në fund të jetës në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Jose Valencia, ministër i jashtëm i Ekuadorit ditën e enjte njoftoi se azili i dhënë për Julian Assange, themelues i sajtit Wikileaks, duhet të pasohet nga një rrugëzgjidhje pasi ai nuk mund të qëndrojë gjithë jetën si azilant. Valencia tha se qeveria e Ekuadorit, ajo e Britanisë dhe avokatët e Assange duhet të përcaktojnë statusin e tij sipas normave dhe ligjeve ndërkombëtare. Ministri i jashtëm i Ekuadorit ka thënë se vendi i tij i ka dhënë statusin e azilit z. Assange sipas akordit për ruajtjen dhe mbrojtjen e tij. Julian Assange, themeluesi i sajtit Ëikileaks për t’i shpëtuar ndëshkimit nga agjencitë e shërbimeve sekrete të perëndimit, prej vitit 2012 është strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Tags