Zarif dhe Mogherini takohen në Singapor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i79974-zarif_dhe_mogherini_takohen_në_singapor
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Mohamed Xhevad Zarif dhe shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federika Moghrini u takuan në Singapor, në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të Unionit të të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 03, 2018 11:22 Europe/Tirane
  • Zarif dhe Mogherini takohen në Singapor

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Mohamed Xhevad Zarif dhe shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federika Moghrini u takuan në Singapor, në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të Unionit të të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Zarif dhe Mogherini diskutuan mbi zhvillimet e fundit dhe veprimet e ndërmarra nga BE-së pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore. Presidenti amerikan, Donald Trump më 8 Maj me akuzat e përsëritura e të pabazuara kundër Iranit, njoftoi se Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore dhe do të kthejë sanksionet bërthamore brenda tre deri gjashtë muajt e ardhshëm. Ministri i jashtëm i Iranit, në margjinat e takimit të 51 të ministrave të jashtëm të ASEAN, deri më tani ka zhvilluar takime me ministrat e jashtëm të Kinës, Australisë, Zelandës së Re, Indonezisë, Filipineve, Norvegjisë, Malajzisë, Japonisë, Vietnamit, kryeministrin, presidentin dhe ministrin e jashtëm të Singaporit si dhe me sekretarin e përgjithshëm të ASEAN.