Një marrëveshje poshtëruese mbi Brexit, rrezikon të prodhojë një “Vajmar” Britanik
Gjatë një ose dy viteve të ardhshme, ne mund të dëshmojmë shfaqjen e një Britanie të zemëruar në mesin e një krizë të rëndë:një shoqëri e copëtuar nga ndarjet e brendshme, dhe vështirësitë ekonomike, e braktisur klasa e saj në pushtet, e poshtëruar dhe e pakënaqur.
Çdo vend i tillë, është një rrezik për veten dhe për fqinjët e vet. Kjo perspektivë do të afrohet më shumë dhe më shpejt, nëse nuk kanjë marrëveshje mbi Brexit, dhe Britania del nga Bashkimi Europian, me atë që shërbëtori më i lartë civil, i ka përshkruar si”pasoja të tmerrshme”. Ne jemi paralajmëruar se kjo mund të përfshijnë radhët e gjata kilometrike të kamionëve në Dover, avionët e fikur nëpër pista, dhe ushtrinë që do të thirret të shpërndajë furnizimet emergjente në ushqime dhe ilaçe. Në rrethana të tilla, tabloidët e tërbuar britanikë, padyshim do të fajësojnë për këtë kaos europianët saungiunë, sidomos francezët, dhe kërkojmë që menjëherë të mos paguajmë më shumë para për BE-në. Sekretari i ri i Brexit, Dominik Rab, ka thënë tashmë se Londra nuk do të paguajë faturën mbi të ciliën ishte rënë më parë dakord prej 39 miliardë paund për divorcin me unionin, nëse nuk merr një marrëveshje të kënaqshme. Anglezët e zemëruar do të vazhdojnë të pyesin:pse duhet që trupat tanë të mbrojnë europianët e largët, kur ata janë duke na dëmtuar? Dhe pastaj:pse të mos kthehemi tek politika tradicionale britanike e përpjekjes për të ndarë dhe sunduar kontinentin? Një Britani e tillë, mund të mbërrijë edhe më shpejt, nëse 27 shtetet e tjera anëtare të BE-së imponojnë një marrëveshje përçmuese poshtëruese – një version më i butë, paqësor dhe burokratik i Traktatit ndëshkues të Versajës, që iu imponua Gjermanisë pas Luftës së Parë Botërore, i cili mbolli farën e revizionizmit nacionalist gjerman.