Gabim në përkthim e fut Kinën në luftën e Idlibit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80121-gabim_në_përkthim_e_fut_kinën_në_luftën_e_idlibit
Gazeta ndër-rajonale Kods Arabic shkruan se ambasada e Kinës në Siri duke reaguar ndaj artikullit të gazetës Vatan i Sirisë lidhur me gatishmërinë e Pekinit për të marrë pjesë në operacionin për çlirimin e Idlibit, ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 08, 2018 06:24 Europe/Tirane
  • Gabim në përkthim e fut Kinën në luftën e Idlibit

Gazeta ndër-rajonale Kods Arabic shkruan se ambasada e Kinës në Siri duke reaguar ndaj artikullit të gazetës Vatan i Sirisë lidhur me gatishmërinë e Pekinit për të marrë pjesë në operacionin për çlirimin e Idlibit, ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.

Ambasada e Kinës thotë se lajmi i publikuar është përkthyer gabim. Qëndrimi i Kinës është i qartë. Kina kërkon zgjidhje paqësore të krizës në Siri dhe në këtë vend nuk ka asnjë forcë ushtarake që të mund të bashkëpunojë në operacionet e ushtrisë siriane, thuhet në deklaratën e ambasadës kineze. Më herët gazeta Vatan ka cituar ambasadorin kinez në Damask dhe ka thënë së Kina është gati për bashkëpunim me ushtrinë siriane. Më pas gazeta siriane e ka hedhur poshtë lajmi dhe ka thënë se është përkthye gabimisht.