Gabim në përkthim e fut Kinën në luftën e Idlibit
Gazeta ndër-rajonale Kods Arabic shkruan se ambasada e Kinës në Siri duke reaguar ndaj artikullit të gazetës Vatan i Sirisë lidhur me gatishmërinë e Pekinit për të marrë pjesë në operacionin për çlirimin e Idlibit, ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.
Ambasada e Kinës thotë se lajmi i publikuar është përkthyer gabim. Qëndrimi i Kinës është i qartë. Kina kërkon zgjidhje paqësore të krizës në Siri dhe në këtë vend nuk ka asnjë forcë ushtarake që të mund të bashkëpunojë në operacionet e ushtrisë siriane, thuhet në deklaratën e ambasadës kineze. Më herët gazeta Vatan ka cituar ambasadorin kinez në Damask dhe ka thënë së Kina është gati për bashkëpunim me ushtrinë siriane. Më pas gazeta siriane e ka hedhur poshtë lajmi dhe ka thënë se është përkthye gabimisht.