Britania mbështet sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80140-britania_mbështet_sanksionet_e_reja_amerikane_kundër_rusisë
Ministria e jashtme e Anglisë ka përshëndetur vendimin e Uashingtonit për të vendosur sanksione të reja kundër Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 09, 2018 05:55 Europe/Tirane
  • Britania mbështet sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë

Ministria e jashtme e Anglisë ka përshëndetur vendimin e Uashingtonit për të vendosur sanksione të reja kundër Rusisë.

Departamenti Amerikan i shtetit ditën e mërkurë ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të dosjes së helmimit të ish spiunit rus Sergei Skripal. Sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë do të nisin të zbatohen prej 22 gushtit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po imponojnë sanksione të reja ndaj Rusisë pas helmimit të agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britani të Madhe Masat janë planifikuar të hyjnë në fuqi më 22 gusht, sipas Departamentit të Shtetit. Njoftimi i Departamentit të Shtetit vjen pasi zyrtarët i thanë NBC News të mërkurën se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kishte nënshkruar për sanksione të reja, duke akuzuar Rusinë për helmimin e Skripal dhe të bijën në mars, duke shkelur ligjin ndërkombëtar. Rusët pretendojnë se nuk ka prova për këtë, por vendet perëndimore kanë mbështetur një zëri Britaninë e Madhe për të drejtuar gishtin nga Moska për helmimin.