Reagimi i kryeministrit kanadez ndaj veprimeve të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80143-reagimi_i_kryeministrit_kanadez_ndaj_veprimeve_të_arabisë_saudite
Kryeministri kanadez ka reaguar ndaj tensioneve të lindur mes vendit të tij dhe Arabisë saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 09, 2018 05:55 Europe/Tirane
  • Reagimi i kryeministrit kanadez ndaj veprimeve të Arabisë Saudite

Kryeministri kanadez ka reaguar ndaj tensioneve të lindur mes vendit të tij dhe Arabisë saudite.

Justin Trudeau në përgjigje të pyetjes së habisë së shprehur nga Amerika mbi tensionet e Kanadasë me Arabinë Saudite ka thënë: Çdo vend ka të drejtë të marrë vendime mbi fushën diplomatike. Ai lidhur me mosmarrëveshjet e krijuara me Arabinë Saudite ka thënë se Kanadaja do të përdorë të gjitha mjetet komunikuese të saj për të vazhduar bashkëpunimin me të tjerët. Arabia Saudite është duke shitur letrat me vlerë të Kanadasë në përgjigje të kritikave të Otavës për arrestimin e një aktivisteje, raporton Financial Times. Riadi thotë se është gati të marrë hapin pavarësisht humbjeve të mundshme financiare. Sipas gazetës, menaxherët e pasurive të patundshme të Arabisë Saudite iu kërkua të hidhnin aksionet kanadeze, obligacionet dhe paratë e gatshme "pavarësisht kostos." Arabia Saudite nuk është një investitor i madh në Kanada, sipas burimit të FT, por ajo dëshiron të dërgojë një sinjal të fortë për autoritetet në Ottavës. Shkëputja diplomatike midis dy vendeve filloi pasi ministri i jashtëm kanadez Chrystia Freeland kërkoi lirimin nga burgu të aktivistes së të drejtave të grave saudite Samar Badawi, e cila ka familjen në Kanada. Riadi tha se deklarata kanadeze ishte "një ndërhyrje e hapur në çështjet e brendshme të Arabisë, kundër normave bazë ndërkombëtare dhe të gjitha protokolleve ndërkombëtare". "Arabia e sheh pozicionin kanadez si një fyerje ndaj Mbretërisë që kërkon një reagim të mprehtë për të parandaluar çdo parti që të përpiqet të ndërhyjë me sovranitetin saudit", sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme Saudite. Të martën, linja ajrore kombëtare e Arabisë Saudite ndaloi të gjitha fluturimet direkte në dhe nga Toronto pas ndërhyrjes së Kanadasë. Torontoja është destinacioni i vetëm i linjës saudite.