Parlamenti i Libisë kërkon dëbimin e ambasadorit italian
(last modified Fri, 10 Aug 2018 07:02:13 GMT )
Gusht 10, 2018 09:02 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Libisë kërkon dëbimin e ambasadorit italian

Parlamenti i Libisë pasi ka akuzuar ambasadorin italian për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit ka kërkuar dëbimin e tij.

Agjencia Vasat e lajmeve në Libi thotë se komiteti për marrëdhëniet dhe bashkëpunim me jashtë në parlamentin e Libisë ka dënuar deklaratën e Giusepe Perrone ambasador i Italisë në Libi dhe pasi  ka theksuar se kjo deklaratë bie ndesh me normat diplomatike ka kërkuar dëbimin e tij nga Libia. Ky komitet deklaratën e ambasadorit italian në Libi e ka cilësuar ndërhyrje në punët e brendshme të Libisë dhe shkelje e sovranitetit të vendit dhe nga ministria e jashtme e Libisë kërkoi që ambasadori italian të shpallet person i padëshiruar dhe të marrë vendim për dëbimin e tij. më herët ambasadori i Italisë në Libi ka thënë se është kundër organizimit të zgjedhjeve në Libi. Ambasadori italian ka thënë se disa palë po ushtrojnë presione për të organizuar zgjedhje të parakohshme për të marrë në dorë pushtetin në vend. Libia për 3 dekada me radhë ka qenë koloni e Italisë. Franca dhe Italia janë në konkurrencë mes tyre për të shtrirë dominimin e tyre në Libi me qëllim shfrytëzimin e burimeve të këtij vendi sidomos ato të naftës.

 

 

Tags