Turqia reagon ndaj veprimeve të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80220-turqia_reagon_ndaj_veprimeve_të_amerikës
Kriza ekonomike e Turqisë është thelluar edhe më tej, pasi Donald Trump njoftoi dyfishimin e tarifave të importeve amerikane të çelikut dhe aluminit nga Turqia, duke nxitur edhe më shumë rënien e lirë të monedhës turke lira, si dhe rënie të tregjeve financiare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 12, 2018 04:41 Europe/Tirane
  • Turqia reagon ndaj veprimeve të Amerikës

Kriza ekonomike e Turqisë është thelluar edhe më tej, pasi Donald Trump njoftoi dyfishimin e tarifave të importeve amerikane të çelikut dhe aluminit nga Turqia, duke nxitur edhe më shumë rënien e lirë të monedhës turke lira, si dhe rënie të tregjeve financiare.

Lira turke ka rënë me më shumë se 20 për qind kundrejt dollarit, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi tarifat e reja në mesin e një mosmarrëveshjeje gjithnjë e më të madhe mes Uashingtonit e Ankarasë, të shkaktuar së fundi prej burgosjes së pastorit amerikan Andreë Brunson. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin zgjedhur pastorin amerikan duke i kthyer shpinën një partneri të NATO-s. Para një turme mbështetësish në një qytet turk në bregun e Detit të Zi, ai tha: "Ju kurrë nuk mund diskutoni me këtë komb me gjuhën e kërcënimeve.   Po i bëj përsëri thirrje atyre në Amerikë: Është për të ardhur keq që ju zgjidhni një pastor për partnerin tuaj strategjik në NATO. Nëse SHBA-ja po na kthen shpinën duke zgjedhur një pastor, na vjen keq. Ne vazhdojmë rrugën tonë me hapa vendimtarë". Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar për një sërë çështjesh që përfshijnë interesat në Siri, ambicien e Turqisë për të blerë sistemet mbrojtëse raketore ruse dhe rastin e pastorit ungjillor Andrew Brunson, i cili aktualisht është në gjyq në Turqi nën akuzat për terrorizëm.  Brunson u transferua në arrest shtëpiak në korrik, pasi kaloi pothuajse 20 muaj në një burg turk. Që atëherë Donald Trump dhe zëvendëspresidenti Mike Pence kanë kërkuar vazhdimisht lirimin e tij. Në përgjigje, zoti Trump sanksionoi dy ministra turq dhe të premten njoftoi se dyfishonte tarifat për importin e çelikut dhe aluminit nga Turqia.