Amerika i kërkon Britanisë të mos përkrahë marrëveshjen bërthamore
Shtetet e Bashkuara i kërkuan Britanisë të dielën të hiqte dorë nga mbështetja e saj për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe të bashkojë forcat me Uashingtonin për të kundërshtuar “kërcënimin global që Teherani paraqet”.
Pavarësisht kundërshtimit nga aleatët evropianë, Presidenti i SHBA-ve, Trump në maj nxori Shtetet e Bashkuara nga marrëveshje midis fuqive botërore dhe Teheranit, sipas të cilës sanksionet ndërkombëtare u hoqën në këmbim për kufizimin e programit bërthamor të Iranit. Që atëherë, Britania, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar të mbajnë gjallë marrëveshjen, ndërsa Trump ka përgatitur sanksione të reja, duke thënë se një marrëveshje më e gjerë dhe më e balancuar është e nevojshme. Ambasadori i SHBA-ve në Britani, Woody Johnson kritikoi Teheranin për financimin e “luftërave të ndërlikuara dhe veprimtarive malinje”, në vend që të investonte në ekonominë e tij. Ai tha se Irani duhej të bënte ndryshime të prekshme dhe të qëndrueshme që të silleshin si një vend normal. “Deri atëherë, Amerika po krijon presion dhe ne duam Britaninë e Madhe nga ana jonë”, tha Johnson në gazetën Sunday Telegraph. Me "aktivitete malinje" SHBA nënkupton ndihmën e Iranit për Sirinë dhe Irakun kundër terrorizmit, sepse kjo ndihmë shkatërroi planet e SHBA, Izraelit dhe aleatëve rajonalë të tyre për të shkatërruar vendet e Lindjes së Mesme.