Takimi i Bolton me ambasadorin turk në Shtetet e Bashkuara
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80280-takimi_i_bolton_me_ambasadorin_turk_në_shtetet_e_bashkuara
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton u takua me ambasadorin turk Sardar Kilich, raporton Reuters.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 14, 2018 04:43 Europe/Tirane
  • Takimi i Bolton me ambasadorin turk në Shtetet e Bashkuara

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton u takua me ambasadorin turk Sardar Kilich, raporton Reuters.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Sanders ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me pastorin amerikan i cili është arrestuar nga policia turke. Ndërkohë, mediat turke njoftuan masa shtrënguese të sigurisë rreth shtëpisë së Andreë Branson i cili po mbahet nën arrest shtëpiak në Izmir. Wall Street Journal kohët e fundit citoi një burim anonim të thotë se pas dështimit të bisedimeve të fundit të Ankarasë dhe Uashingtonit lidhur me lirimin e priftit të arrestuar amerikan në Turqi, Shtetet e Bashkuara ka shumë gjasa të përdorin edhe më shumë "masa ndëshkuese", përfshirë sanksione më të ashpra kundër Ankarasë.