Pompeo dhe De Mistura diskutojnë për situatën në Siri
Mike Pompeo dhe Stefan de Mistura, përkatësisht sekretar i shtetit në Amerikë dhe i dërguari special i OKB për Sirinë, kanë diskutuar për situatën në Siri dhe zgjidhjen politike të krizës në këtë vend.
Sekretari amerikan i shtetit dhe i dërguari i OKB për Sirinë kanë rënë dakord për faktin se në procesin e zgjidhjes politike duhet të marrin pjesë të gjitha palët. Takimi është mbajtur në kohën kur Amerika me veprimet e saj është bërë shkak për thellimin e krizës në Siri. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.