Trump kërcënim të ashpër sot Turqisë
Presidenti amerikan beson se Turqia nuk është sjellë në mënyrë miqësore me Uashingtonin në lidhje me çështjen Brunson.
Donald Trump dje në një konferencë me gazetarë, në një përgjigje të një pyetjeje ju në lidhje me pastorin Brunson i cili është arrestuar në Turqi, ka thënë: Ka një kohë që Turqia është bërë problem për ne. E vërteta është se prifti është një njeri i madh e jo një spiun. Ata nuk mund t'a arrestojnë atë me akuza të komplotuara. Trump në vazhdim duke kërcënuar Turqinë, ka thënë: Sipas mendimit tim, Turqia nuk është sjell si një vend mik i yni dhe ka treguar shumë sjellje të këqija. Ata akoma nuk kanë parë fundin e kësaj aventure. Nuk mund t'i burgosin qytetarët tanë me akuza të pabaza. Ata së shpejti do të shohin se çfarë do të jetë rezultati i veprimeve të tilla. Gjykata e Tretë e Lartë Penale e Izmirit caktoi vazhdimin e arrestit shtëpiak të pastorit amerikan dhe ndalimin e largimit të tij nga vendi. Ismail Cem Halavurt, avokat i pastorit Brunson, apeloi në gjykatën më të lartë pasi të mërkurën ankesa po ashtu ishte refuzuar nga Gjykata e Dytë e Lartë e Izmirit. Së fundi, gjykata e kishte lejuar pastorin Brunson të largohej nga burgu dhe caktoi për të arrest shtëpiak për shkak të “problemeve të tij shëndetësore”. Brunson akuzohet për spiunim për PKK-në, të listuar si grup terrorist nga SHBA dhe Turqia, si dhe për organizatën terroriste FETO, grupin pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi, që la të vrarë 251 persona dhe mijëra të tjerë të plagosur. Turqia dhe SHBA po përjetojnë marrëdhënie të acaruara pasi Ëashingtoni vendosi sanksione ndaj dy ministrave të kabinetit turk për shkak të moslirimit të pastorit Brunson.