Erdogan: Nëse ata kanë dollarin, ne kemi Zotin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80394-erdogan_nëse_ata_kanë_dollarin_ne_kemi_zotin
Duke folur në Kongresin e Gjashtë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, Rexhep Tajip Erdogan, duke iu drejtuar zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, tha: "Ne nuk do të dorëzohemi ndaj presionit dhe sanksioneve ekonomike dhe kundër atyre që plaçkitin botën dhe vendosin rregulla për veten e tyre, ne nuk do të përkulemi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 18, 2018 14:27 Europe/Tirane
  • Erdogan: Nëse ata kanë dollarin, ne kemi Zotin

Duke folur në Kongresin e Gjashtë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, Rexhep Tajip Erdogan, duke iu drejtuar zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, tha: "Ne nuk do të dorëzohemi ndaj presionit dhe sanksioneve ekonomike dhe kundër atyre që plaçkitin botën dhe vendosin rregulla për veten e tyre, ne nuk do të përkulemi.

Erdogan i cili është edhe kryetar i kësaj partie, në këtë kongres  ku morën pjesë mbi 6000 anëtarë të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim, si dhe mysafirë brenda dhe jashtë vendit, ka thënë: Disa synojnë që përmes presioneve ekonomike, krizës së monedhës, sanksioneve dhe normave të interesit, të dëmtojnë Turqinë, por ne nuk do t’i lejojmë ata. Lira turke ka humbur 6 për qind sot ndaj dollarit dhe euros, ndërsa që prej fillimit të vitit është zhvlerësuar 50 %.  Shumë prej atyre që kanë lira në dorë po vrapojnë për t'i shkëmbyer në dollar apo euro duke iu trembur një kolapsi të ekonomisë turke, ashtu siç ndodhi në fillimin e viteve '2000. Mëngjesin e sotëm, për të blerë një dollar, turqit duhej të paguanin 6.44 lira kurse për një euro, 7.10 lira, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, një dollar blihej me 5.40 lira kurse një euro me 6.60 lira. SHBA i ka kërkuar Turqisë që të lirojë priftin Andrew Brunson si edhe disa shtetas të tjerë amerikanë, të arrestuar gjatë vitit të fundit me akuzën e pjesëmarrjes në grushtin e shumëpërfolur të shtetit të korrikut 2016. Në fund të fjalimit të tij në kongresin e partisë së tij, Erdogan ka thënë se, nëse ata kanë dollarin, ne e kemi Zotin.