Sputnik: E ardhme e paqartë e avionëve F-35 në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i80395-sputnik_e_ardhme_e_paqartë_e_avionëve_f_35_në_turqi
Pavarësisht nga paqartësia rreth shpërndarjes së avionëve luftarakë amerikanë në Turqi, pilotët e saj vazhdojnë të mbajnë kurset e tyre në Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 18, 2018 14:28 Europe/Tirane
  • Sputnik: E ardhme e paqartë e avionëve F-35 në Turqi

Pavarësisht nga paqartësia rreth shpërndarjes së avionëve luftarakë amerikanë në Turqi, pilotët e saj vazhdojnë të mbajnë kurset e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Zyra e Programit të Përbashkët F-35 (JPO) deklaroi të enjten se do të vazhdojë të ekzekutojë planet aktuale të programit me të gjithë partnerët e avionit luftarak F-35 dhe të veprojë sipas udhëzimeve të politikave të ardhshme. Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin paralajmëroi se SHBA-ja do të merr sanksione shtesë ndaj Turqisë nëse pastori amerikan, Andrew Brunson nuk do të lirohet sa më shpejt. “Ne vendosëm sanksione ndaj disa anëtarëve të qeverisë së tyre”, deklaroi Mnuchin gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të kabinetit të presidentit Donald Trump dhe të ministrave kryesorë me praninë e medias. “Ne parashikojmë masa të tjera nëse nuk lirohet sa më shpejt pastori. Presidenti amerikan theksoi në fillim se Turqia nuk ka qenë një mike shumë e mirë. Ata kanë një pastor fantastik të krishterë aty, një person shumë i pafajshëm. Brunson, me origjinë nga Karolina e Veriut u arrestua në tetor të vitit 2016 nga autoritetet turke, me akuzën për spiunazh dhe veprimtari “terroriste”. Zyra e Programit të Përbashkët F-35 (JPO) deklaroi të enjten se do të vazhdojë të ekzekutojë planet aktuale të programit me të gjithë partnerët e avionit luftarak F-35 dhe të veprojë sipas udhëzimeve të politikave të ardhshme. “Zyra e Programit të Përbashkët F-35 po mbështet nevojën e Departamentit të Mbrojtjes për t’i paraqitur Kongresit raportin në lidhje me statusin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Republikën e Turqisë, siç është udhëzuar në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare 2019 (NDAA)”, njoftoi Zyra përmes një komunikate. “Trajnimi i personelit turk të avionëve F-35 në Bazën Ajrore “Luke” do të vazhdojë derisa sekretari i Mbrojtjes të dorëzojë në Kongres raportin për avionët F3-5, siç kërkohet nga NDAA-ja, për të vendosur në lidhje me rrugën që do të ndiqet në vijim”, shtoi ajo. Duke iu referuar gjendjes së priftit amerikan, Andrew Brunson, i cili vazhdon të gjykohet në Turqi për lidhje me organizatën terroriste gyleniste (FETO) dhe organizatën separatiste terroriste, PKK, në Kongresin e SHBA-së janë ndërmarrë disa nisma për të penguar shitjen e avionëve F-35 Turqisë. Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi në fillim të javës një projektligj për shpenzimet e mbrojtjes prej 716 miliardë dollarësh, i cili përfshin gjithashtu një amendament që ndalon shitjet në Turqi të avionëve luftarakë të përbashkët, F-35, derisa Pentagoni të lëshojë një raport mbi marrëdhëniet turko-amerikane në 90 ditë. Raporti pritet të përfshijë një vlerësim të pjesëmarrjes së Turqisë në programin F-35, si dhe “rreziqet” që mund të paraqiten nga blerja e sistemit rus të mbrojtjes raketore, S-400, nga Turqia. Largimi i Turqisë nga programi F-35 u nxor nga projektligji me një vendim të Komitetit të Konferencës së Kongresit amerikan.