Refuzimi i SHBA për rindërtimin e Sirisë pengon kthimin e refugjatëve
(last modified Mon, 20 Aug 2018 19:56:54 GMT )
Gusht 20, 2018 21:56 Europe/Tirane
  • Refuzimi i SHBA për rindërtimin e Sirisë pengon kthimin e refugjatëve

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se refuzimi i Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në rindërtimin e Sirisë së shkatërruar nga lufta ka për qëllim "të ngadalësojë artificialisht" kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre.

Diplomati i lartë rus e bëri komentin në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij libanez, Gebran Bassil, të hënën në Moskë, duke shtuar se Uashingtoni ishte i interesuar vetëm për rindërtimin e atyre pjesëve të Sirisë, ku ishin të pranishëm grupet e opozitës së armatosur kundër Damaskut. Deklaratat e Lavrov erdhën dy ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje vendeve evropiane të ofrojnë ndihmë humanitare për popullin sirian dhe të rindërtojnë vendin arab për të siguruar që refugjatët sirianë të ktheheshin në atdheun e tyre duke paralajmëruar se pengimi i rindërtimit të Sirisë do të ishte një krizë e përtërirë e refugjatëve dhe një "barrë përçarëse" për Europën.

 

Tags